Muharremaj për Albright: Do të mbetet ikona e lirisë së Kosovës

23.03.2022

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright. Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë i vendit në […]

Muharremaj për Albright: Do të mbetet ikona e lirisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Vdekja e saj u konfirmua në një email drejtuar stafit të Albright Stonebridge Group, një firmë strategjike globale e themeluar nga Albright.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë i vendit në mandatin e saj të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shkruar për vdekjen e ish-sekretares së shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Kryetari Muharremaj ka shkruar se ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Albright do të mbetet ikona e lirisë së Kosovës.

Po ashtu, i pari i Suharekës shkroi se nderimi dhe respekti do të mbetet gjithmonë tek populli.

Gjithashtu, Albright është e njohur për rolin e saj kyç në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serb, që i paraprin fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Në qendër të Prishtinës, në një shesh që mban emrin e ish-sekretares amerikane, është edhe busti i saj, në shenjë nderimi për rolin e zonjës Albright për çlirimin e Kosovës, 22 vjet më parë.