Muharremaj: Nuk jemi të interesuar ta mbyllim rrugën në Sheshin e Qytetit, qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë

28.12.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit që po lëm pas, 2022. Muharremaj ka njoftuar se gjatë vitit 2023 pritet të përfundojë ndërtimi i unazës së djathtë e cila do të shkarkojë qytetin, raporton SuharekaOnline. Lidhur me […]

Muharremaj: Nuk jemi të interesuar ta mbyllim rrugën në Sheshin e Qytetit, qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit që po lëm pas, 2022.

Muharremaj ka njoftuar se gjatë vitit 2023 pritet të përfundojë ndërtimi i unazës së djathtë e cila do të shkarkojë qytetin, raporton SuharekaOnline.

Lidhur me këtë Muharremaj është pyetur se a do të bllokohet qarkullimi i rrugës e cila ndodhet skaj sheshit të qytetit.

Në përgjigjen e tij Muharremaj ka thënë se sheshi i qytetit ende nuk ka përfunduar si projekt, ai pritet që të vazhdohet akoma nga ura e madhe e qytetit, ku tregoi se komuna do të vazhdojë punimet me të hyrat e saj dhe në nashkpunim me ministrin e infrastrukturës.

Ai tutje ka shtuar se përderisa nuk përfundohet puna në unazat të cilat e shkarkojnë qytetin dhe nuk ka alternativa të tjera, Komuna e Suharekës nuk është e interesuar për mbylljen e rrugës në sheshin e qytetit, ndërsa shtoi se në momentin e krijimit të kushteve dhe alternativave, qarkullimi i automjeteve në rrugën e sheshit të qytetit mund të mbyllet.

“Sheshi nuk ka përfunduar komplet, diku e kemi një vlerë prej 500 mijë euro, do të vazhdojmë me të hyrat tonat edhe në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës do të vazhdojë sheshi… Duke pa duke e bë. Deri sa nuk kryhen unazat komplet, derisa nuk ka alterntiva, ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim sheshin, kur të krijohen alternativa edhe kushte më të mira pse jo” tha Muharremaj.