Muharremaj nënshkruan me MAPL-në marrëveshjen për mbështetje të projektit të asfaltimit të magjistrales Suharekë-Prizren faza e dytë

02.09.2022

Komuna e Suharekës përfaqësuar nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokale (MAPL) kanë lidhur marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Asfaltimi i rrugës segmenti magjistralja Suharekë-Prizren faza e dytë”. Kjo marrëveshje parasheh të drejtat dhe detyrimet e palëve në respektimin e rregullave të përcaktuara për bashkëfinancim/financim të projektt, afatet […]

Muharremaj nënshkruan me MAPL-në marrëveshjen për mbështetje të projektit të asfaltimit të magjistrales Suharekë-Prizren faza e dytë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës përfaqësuar nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokale (MAPL) kanë lidhur marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Asfaltimi i rrugës segmenti magjistralja Suharekë-Prizren faza e dytë”.

Kjo marrëveshje parasheh të drejtat dhe detyrimet e palëve në respektimin e rregullave të përcaktuara për bashkëfinancim/financim të projektt, afatet dhe kushtet e tjera kontraktuale për subjektet juridike, me qëllim të shfrytëzimit të drejtë të buxhetit të ofruar nga MAPL.

Kjo marrëveshje ka për objekt bashkëfinancimin.financimin e projektit si në vijim: “Asfaltimi i rrugës segmenti magjistralja Suharekë-Prizren faza e dytë”.

Vlera e projektit dhe mënyra e bashkëfinancimit/financimit

1. Shuma totale e projektit në vlerën parallogaritare është 160,000 Euro,
2. Shuma totale e ndarë nga buxheti i MAPL-së për vitin 2022, është 100,000 Euro,
3. Shuma totale e ndarë nga buxheti i komunës për vitin 2022, është 60,000 Euro.

Nga ky vendim thuhet se komuna e cakton projekt menaxherin/organin mbikëqyrës për mbikëqyrjen e kryerjes së punimeve dhe komisionin i cili lëshon certifikatën e pranimit të punimeve/pranimin teknik.

Ndërkaq, për afatin e realizimit të projektit, bëhet e ditur se komuna duhet të ndërmerr të gjitha masat që projektit të përfundojë brenda vitit buxhetor 2022.

Kurse pas pranimit teknik të projektit nga Komuna, projekti i financuar sipas kësaj marrëveshje do të transferohet në pronësi të Komunës.