Muharremaj nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për rregullim të liqenit artificial në Greikoc, parkut te Gryka e mbjellja e fidaneve

03.09.2022

Duke u bazuar në nenin 13, 58 dhe 34, të Ligjit mbi Vetëqeverisje Lokale, Nr-03-L040, dispozitave të statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, kryetari i Komunës në Suharekë, Bali Muharremaj ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi. Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, Komuna e Suharekës e ka lidhur me Shoqatën “Greikoci”. Kjo […]

Muharremaj nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për rregullim të liqenit artificial në Greikoc, parkut te Gryka e mbjellja e fidaneve Foto: Ilustrim

Duke u bazuar në nenin 13, 58 dhe 34, të Ligjit mbi Vetëqeverisje Lokale, Nr-03-L040, dispozitave të statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, kryetari i Komunës në Suharekë, Bali Muharremaj ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi.

Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit, Komuna e Suharekës e ka lidhur me Shoqatën “Greikoci”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të financimit të projektit të ndërtimit të prakut te Gryka dhe rregullimi i liqenit artificial si dhe mbjellja e fidaneve në fshatin Greikoc.

Në nenin 2 të kësaj marrëveshje thuhet se parasheh ndërtimin e parakut te Gryka dhe rregullimi i liqenit artificiale si dhe mbjellja e fidaneve në fshatin Greikoc, Komuna Suharekë, i cili do të shërbejë për rekreacion për banorët e këtij lokaliteti.

Komuna me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira dhe ambient sa më të pastër për banorët dhe shoqata Greikoci në mënyrë vullnetare, të pavarur dhe vullnet plotë, obligohet dhe zotohet për implementimin dhe realizimin e këtij projekti.

Afati i realizimit të qëllimit të marrëveshjes së bashkëpunimit duhet të arrihet brenda vitit 2022, kurse vlera e gjithëmbarshme e projektit është 36,000 Euro.

Komuna e Suharekës do të participoj shumën prej 12,000 Euro dhe Shoqata do të participoj vlerën tjetër prej 24,000 Euro.