Muharremaj: Mjetet vetanake duhet t’iu kthehen komunave, ata po e shtyjnë kohën dhe punimet tona të planifikuara

19.05.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ftuar në emisionin e mengjesit në Radio Televizionin e Kosovës ka folur për mjetet vetanake të komunave të vendit të cilat janë pezulluar nga Qeveria e Kosovës. Muharremaj ka thënë se pavarësisht se sa është shuma e mjeteve vetanake, për secilen komunë ato mjete kanë vlerë. “Ne […]

Muharremaj: Mjetet vetanake duhet t’iu kthehen komunave, ata po e shtyjnë kohën dhe punimet tona të planifikuara Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i ftuar në emisionin e mengjesit në Radio Televizionin e Kosovës ka folur për mjetet vetanake të komunave të vendit të cilat janë pezulluar nga Qeveria e Kosovës.

Muharremaj ka thënë se pavarësisht se sa është shuma e mjeteve vetanake, për secilen komunë ato mjete kanë vlerë.

“Ne vetëm sa e ndëgjuam Kryetarin e Asociacionit dhe Kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun, që është një kryetar që me të vërtetë e ka ndryshu kohen e fundit Ferizajin, i njëjti problem është pothuajse me të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, disa kanë mjete më shumë disa më pak mirëpo sa do që të jenë, për çdo komunë kanë vlerë ato mjete” tha Muharremaj, përcjellë SuharekaOnline.

Ai poashtu, ka treguar se në mbledhjen e Asociacionit të Komunave me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë paraqitur një ankesë për të hyrat vetanake, sepse ato i takojnë komunave dhe i shtyjnë punët dhe planet e tyre.

“Ne ishim në takim në fillim të javës me kryeministrin, me tre ministra, kështu që edhe një herë e bëmë një ankesë pasi që ato janë të hyra vetanake, janë të hyra tona që duhet të ndryshon ligji, përndryshe ata vetëm na shtyjnë kohën ne kemi punë tash do të fillojmë procedurat dhe presim t’i përfundojmë punimet që i kemi planifikuar” tha ai.

Muharremaj tregoi se në mbledhjen me kryeministrin dhe ministrat, Ministri i Financave, hekuran Murati ka thënë se për këtë çështje kryetarët duhet të bëjnë një kërkesë, kërkesë që sipas Muharremajt është bërë vitin e kaluar nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, i cili kishte një gabim të vogël teknik.

Por sipas Muharremajt sidoqoftë ato mjete nuk duhet të ndalen sepse janë mjete të komunave.

I pari i Suharekës, Bali Muharremaj tutje tha se kryetarët e komunave do të bëjnë një kërkesë në Parlamentin e Kosovës në mënyrë që mjetet vetanake t’iu kthehen komunave.

Rikujtojmë se me 15 maj të vitit 2023, Kryetarët e Komunave kanë kërkuar urgjentisht nga Qeveria e Kosovës bartjen e mjeteve vetanake nëpër komuna.