Muharremaj miraton rregullat për procedurat e brendëshme të menaxhimit të pasurisë jofinanciare

25.11.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka miratuar rregulla për procedurat ee brendshme të menaxhimit të pasurisë jofinanciare. Qëllimi i këtij dokumenti është plotësimi i Rregullores 02/2013 për menaxhim të pasurisë në organizata buxhetore, me procedura të brendshme të organizatës buxhetore. Zyrtari i logjistikës (ZL) paraqet pikëfillimin e regjistrimit të pranimit të një pasurie […]

Muharremaj miraton rregullat për procedurat e brendëshme të menaxhimit të pasurisë jofinanciare Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka miratuar rregulla për procedurat ee brendshme të menaxhimit të pasurisë jofinanciare.

Qëllimi i këtij dokumenti është plotësimi i Rregullores 02/2013 për menaxhim të pasurisë në organizata buxhetore, me procedura të brendshme të organizatës buxhetore.

Zyrtari i logjistikës (ZL) paraqet pikëfillimin e regjistrimit të pranimit të një pasurie të luajtshme nga një organizatë buxhetore ku bënë pjesë edhe komuna, shkruan SuharekaOnline.

Këto rregulla janë miratuar në bazë të nenit 11, nenit 13, nenit 14, paragrafi 1 dhe 3 të Lgjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, e në mështetje të nenit 4 të Rregullores së Ministrisë të Financave për Menaxhimin e Pasurive Jo Financiare në Organizatat Buxhetore Nr.02/2013, e konform neneve 30 dhe 45, paragrafi 1 shkonja (a) dhe (e) të Statutit të Komunës së Suharekës 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008.

Për më shumë kliko linkun më poshtë:

https://kk.rks-gov.net/suhareke/wp-content/uploads/sites/30/2022/11/RREGULLA-PER-PROCEDURAT-E-BRENDSHME-PER-MENAXHIMIN-E-PASURISE-JO-FINANCIARE.pdf