Muharremaj i bindur se do të fitojë edhe një mandat: Përmbusha të gjitha premtimet

03.07.2021

Kanë mbetur edhe 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Tashmë partitë politike veç se kanë filluar zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave. Si në çdo komunë tjetër të Kosovës, edhe në Suharekë tashmë pothuajse janë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj komune, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, […]

Muharremaj i bindur se do të fitojë edhe një mandat: Përmbusha të gjitha premtimet Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe 3 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.

Tashmë partitë politike veç se kanë filluar zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Si në çdo komunë tjetër të Kosovës, edhe në Suharekë tashmë pothuajse janë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj komune, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka nisur zgjedhjet e brendshme për kandidatin për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Suharekës, e që ai është kryetari aktual i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj është shprehur i bindur se do të marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur me Suharekën edhe për një mandat.

Kjo pasi që ai thotë se ka përmbushur të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës.

Po ashtu ai ka thënë se përveç që i ka përmbushur premtimet, madje i ka tejkaluar ato.

Muharremaj në një intervistë për KosovaPress tregon për projektet që ka realizuar gjatë mandatit katër vjeçar, sfidat dhe problemet që i kanë si komunë.

“Ne në program jemi duke punuar, ndoshta është herët me dalë me program, po unë e di veç një send që për qytetarin e Suharekës është më rëndësi puna, e vlerësojnë punën, është një Komunë që më të vërtetë e vlerëson atë që punon dhe atë që nuk punon.

Unë prapë do të vazhdojë me punë, jam afër qytetarit, për qytetarin dhe vazhdimisht me qytetarin”, thotë ai.

Vetëm në fushën e arsimit, Muharremaj potencon se për katër vite kanë ndërtuar shkolla e çerdhe me buxhet të komunës.

“Kemi pajisur mund të them 98 përqind të gjitha shkollat me kabinete dhe me laboratorë, kemi pajisur sallat sportive me të gjitha mjetet që janë më moderne”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Kreu i Suharekës deklaron se kanë bërë investime edhe në infrastrukturë, teksa përmend edhe rregullimin e trotuareve, rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra e qytete.

Theks të veçantë i jep rregullimit të sheshit të qytetit, për të cilin thotë se i ka dhënë një pamje shumë më të bukur qytetit që e udhëheq.

Po ashtu, ai përmend edhe subvencionimin që kanë bërë për lindjet në Komunën e Suharekës me nga 250 euro.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe kohën me pandeminë COVID-19, ku ka thënë se gjatë kësaj kohe u kanë dalur në dihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Muharremaj potencon se kanë shpërndarë mbi 3 mijë pako ushqimore, ndërsa mbi 400 mijë euro iu janë ndarë bizneseve të kësaj komune.

Qytetarët e Suharekës, sipas Muharremajt thotë se po i përgjigjen pozitivisht thirrjes për t’u vaksinuar kundër COVID-19, ku bënë të ditur se deri më tani janë vaksinuar mbi 11 mijë qytetarë të kësaj komune.

“Janë duke iu përgjigjur thirrjeve, do të thotë para tri ditëve i kam pasur informatat e sakta, janë vaksinuar mbi 11 mijë qytetarë në Komunën e Suharekës. Vaksinimi është duke vazhduar tek salla sportive e Gjimnazit për shkak të kushteve më të mira, punojnë tri ekipe, punohet në dy ndërrime.

Tollovi nuk ka, rende nuk, sa kemi vaksina që na sjellin nga Ministria ne ato i shtimë në përdorim dhe i ftojmë qytetarët. Kemi probleme shumë të mëdha me insulina që nuk ka edhe në treg me u gjet, kjo është një detyrë dhe një obligim i Ministrisë, por një ashtu vazhdimisht ne furnizohemi edhe me barna esenciale”, thotë ai.