Muharremaj: Historia e familjes Berisha nuk harrohet kurrë

26.03.2022

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do […]

Muharremaj: Historia e familjes Berisha nuk harrohet kurrë Foto: Ilustrim

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar.

Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Për të nderuar këtë familje sot janë bërë homazhe tek Memoriali i varrezave të familjes Berisha, te Qendra Memoriale ku ka ndodhur masakra e Berishëve dhe Obelisku i Martirëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se historia e familjes Berisha nuk harrohet kurrë.

Muharremaj shtoi se Suhareka e bartë peshën e dhimbjes tash e sa kohë.