Muharremaj flet për qizmet e “famshme” të punës, kujton gushtin e 2018-ës kur Suhareka u përmbyt nga vërshimet

06.01.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në emisionin “Debat me Ridvan Berishen” e ka cilësuar vitin 2022 si vitin më të suksesshëm deri më tani. Muharremaj thotë se në vitin 2022 Suhareka nuk ka qenë kampion vetëm për futboll e basketboll, po edhe në kulturë e ekonomi. Muharremaj ndër tjerash ka folur edhe për […]

Muharremaj flet për qizmet e “famshme” të punës, kujton gushtin e 2018-ës kur Suhareka u përmbyt nga vërshimet Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në emisionin “Debat me Ridvan Berishen” e ka cilësuar vitin 2022 si vitin më të suksesshëm deri më tani. Muharremaj thotë se në vitin 2022 Suhareka nuk ka qenë kampion vetëm për futboll e basketboll, po edhe në kulturë e ekonomi.

Muharremaj ndër tjerash ka folur edhe për vërshimet me të cilat vitet e kaluara Suhareka është përballur disa herë, ku ka theksuar se tani në komunë është punuar edhe intervenuar në vendet ku ka pasur nevojë dhe rrezikshmëria për përmbytje nga vërshimet ka qenë më e madhe, raporton SuharekaOnline.

Qizmet e punës, kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt pothuajse në çdo intervistë të tij i përmenden nga gazetarë të ndryshëm, e poashtu të njejtat i janë bërë temë diskutimi edhe nga publiku.

Muharremaj në përgjigjjen e tij sa u përketë qizmeve të punës ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim që të njejtat t’i shfrytëzoj për mediatizim, duke shtuar se gushtin e vitit 2018 nuk do ta harrojë asnjëherë, ku Suhareka është përballur me vërshimet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë.

“Unë, asnjëherë nuk e harroj datën 15-16 gusht, 2018, kam qenë në shtëpi kam dal me kqyr, më ka interesuar rruga, vazhdimisht ka pas vërshime… Pastaj më kanë ftu në Shirokë për të më njoftuar se ka hyrë uji, më kanë thirrë edhe në shtëpi, jam befasu se prej të gjitha anëve ish vërshu, më kanë thirrë edhe një familje me nevoja në fshatin Sopijë. Atë natë kam kërku ndihmë nga Komuna e Prizrenit, Mamushës, Malishevës, të cilët kanë ardh. Pastaj ka qenë rruga “Avdyl Ramaj” aty ka qenë gjendja sikur me u kriju në lum i ri.”

Andaj, për këtë arsye qizmet e punës tani, e tutje janë pjesë e punës së kryetarit Muharremaj.

Rikujtojmë se për performancë në menaxhimin e fatkeqësive Komuna e Suharekës është renditur e 9-ta me 50% nga 37 komuna.