MSH publikon rezultatet e konkursit për 4 infermierë të përgjithshëm në QKMF-Suharekë

31.08.2021

Më 20 Gusht Ministria e Shëndetësisë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 dhe Vendimin e Qeverisë nr.03/27 të dt.18.08.2021 së Republikës së Kosovës, kishte shpallur: KONKURS. Konkursi […]

MSH publikon rezultatet e konkursit për 4 infermierë të përgjithshëm në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Më 20 Gusht Ministria e Shëndetësisë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Rregulloren (SHËNDETËSI) Nr.05.2020 Për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19 dhe Vendimin e Qeverisë nr.03/27 të dt.18.08.2021 së Republikës së Kosovës, kishte shpallur: KONKURS.

Konkursi ishte hapur edhe për 4 infermierë të përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike listën e 1,116 pozitave të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës që do të angazhohen për luftimin e COVID-19.

Ministria ka bërë të ditur se kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej 3 ditësh.

MSH-ja ka bërë publike edhe listën e katër vendeve të punës për infermierë të përgjithshëm në Suharekë.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se në pozitën për infermierë të përgjithshëm në QKMF-Suharekë janë pranuar: Fortesa Shabani, Feride Mamaj, Blendina Bytyqi dhe Elmedina Rrafshi.

Dokumenti i plotë

Rezultatet-e-konkursit-per-infermier