Mospërputhje e votave të LDK-së dhe kandidatëve të saj në një vendvotim në Suharekë

26.10.2021

Në mesin e 35 vendvotimeve për kuvende komunale, është rinumëruar edhe një vendvotim nga Komuna e Suharekës, saktësisht vendvotimi 2408A/02D. Ky vendvotim ka shkuar në rinumërim pasiqë sipas të gjeturave figuron se janë pranuar 750 fletvotime ndërsa pas llogaritjeve totali del 725. Subjekti politik 160 LDK del se ne formularin e rezultateve për parti ka […]

Mospërputhje e votave të LDK-së dhe kandidatëve të saj në një vendvotim në Suharekë Foto: Ilustrim

Në mesin e 35 vendvotimeve për kuvende komunale, është rinumëruar edhe një vendvotim nga Komuna e Suharekës, saktësisht vendvotimi 2408A/02D.

Ky vendvotim ka shkuar në rinumërim pasiqë sipas të gjeturave figuron se janë pranuar 750 fletvotime ndërsa pas llogaritjeve totali del 725.

Subjekti politik 160 LDK del se ne formularin e rezultateve për parti ka 82 vota, ndërsa në formularin e rezultateve të kandidatëve për kuvend komunal ka 97 vota.