Mohlan, policia sekuestron armë dhe fishekë

20.09.2021

Është sekuestruar një armë e gjatë në fshatin Mohlan të Suharekës nga Policia e Kosovës. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar një armë të gjatë me dy fishekë të cilën i dyshuari e kishte mbajtur në shtëpi në mënyrë ilegale. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Mohlan, […]

Mohlan, policia sekuestron armë dhe fishekë Foto: © Hallka Marketing Agency

Është sekuestruar një armë e gjatë në fshatin Mohlan të Suharekës nga Policia e Kosovës.

Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar një armë të gjatë me dy fishekë të cilën i dyshuari e kishte mbajtur në shtëpi në mënyrë ilegale.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Mohlan, rreth orës 15:10.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Mohlan, Suharekë. Njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka sekuestruar një  armë të gjatë me dy fishekë të cilën i dyshuari e kishte mbajtur  në shtëpi në mënyrë ilegale. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.