Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Diafest 2022” në Suharekë: Mërgimtarët janë në shtëpi të tyre edhe këtu edhe atje ku jetojnë e punojnë

04.08.2022

Në hapje të Programit festiv të Diafestit, kryetari Muharremaj pasi ka përshëndetur ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, ka shtuar muaji gusht është muaji festave në Komunën e Suharekës. Ai ka thënë se ju jeni ata që i jepni shpirt Suharekës, duke i uruar mirëseardhje diasporës në qytetin e luleve dhe në […]

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Diafest 2022” në Suharekë: Mërgimtarët janë në shtëpi të tyre edhe këtu edhe atje ku jetojnë e punojnë Foto: Ilustrim

Në hapje të Programit festiv të Diafestit, kryetari Muharremaj pasi ka përshëndetur ministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, ka shtuar muaji gusht është muaji festave në Komunën e Suharekës.

Ai ka thënë se ju jeni ata që i jepni shpirt Suharekës, duke i uruar mirëseardhje diasporës në qytetin e luleve dhe në qytetin e kampionëve.

“Suhareka krenohet me rezultatet e arritura, jemi kampion në futboll, basketboll, volejboll, atletik”, tha ai.

Po ashtu, i pari i Komunës së Suharekës ka falenderuar Qeverinë e Kosovës për manifestimin e përbashkët.

Ndërsa ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, ka falënderuar në emër të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka shtuar se mërgimtarët nuk janë të huaj dhe pa shtëpi siç thuhet shpesh, ata janë në shtëpitë e tyre edhe ketu edhe atje ku jetojnë e punojnë.

Gjatë orëve në vazhdim, u shfaq një program i pasur kulturo argëtues me yje të muzikës, si Gjon Muharremaj, Ansambli “Shota” etj.