Ministrja e Arsimit në Suharekë, viziton punimet në sallën sportive te Shkolla “Destan Bajraktari” dhe çerdhen e re

12.08.2022

Ministrja Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorin komunal të Arsimit, Remzi Bajselmani vizituan punimet në sallën sportive te Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Destan Bajraktari” si dhe çerdhen e re në qytet e cila do të hapet së shpejti. Kryetari Muharremaj e ka njoftuar ministren Nagavci […]

Ministrja e Arsimit në Suharekë, viziton punimet në sallën sportive te Shkolla “Destan Bajraktari” dhe çerdhen e re Foto: Ilustrim

Ministrja Nagavci së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtorin komunal të Arsimit, Remzi Bajselmani vizituan punimet në sallën sportive te Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Destan Bajraktari” si dhe çerdhen e re në qytet e cila do të hapet së shpejti.

Kryetari Muharremaj e ka njoftuar ministren Nagavci për gjendjen në Komunën e Suharekës në përgjithësi lidhur me projektet dhe punët që po zhvillohen, e për arsimin në veçanti.

Me këtë rast, ministrja e arsimit, Arbëria Nagavci, e falënderoi kryetarin Muharrermaj për bashkëpunim të mirëfilltë, e po ashtu edhe për punën dhe angazhimin e tyre në sigurimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Po ashtu, nga Komuna e Suharekës kanë theksuar se do të realizojnë edhe projektet të tjera në shërbim të qytetarëve.

Më poshtë mund t’i gjeni disa fotografi gjatë vizitës së ministres së Arsimit në Suharekë.