Ministria e Infrastrukturës ndan 1 milionë euro për vazhdimin e Sheshit në Qytetin e Suharekës

17.05.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e ndërtimit të rrugës “Brigada123” -Sheshi i Qytetit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin. Sipas Muharremajt ky projekt do të bashkëfinancohet për dy vitet e ardhshme nga Ministria e Infrastrukturës 2023-2024, raporton SuharekaOnline. Për realizimin e këtij projekti […]

Ministria e Infrastrukturës ndan 1 milionë euro për vazhdimin e Sheshit në Qytetin e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e ndërtimit të rrugës “Brigada123” -Sheshi i Qytetit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.

Sipas Muharremajt ky projekt do të bashkëfinancohet për dy vitet e ardhshme nga Ministria e Infrastrukturës 2023-2024, raporton SuharekaOnline.

Për realizimin e këtij projekti nga Ministria e Infrastrukturës janë ndarë një milion euro.

“1 milion euro për vazhdimin e Sheshit të Qytetit

Me zv.Ministrin Hysen Durmishi sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projektit – Ndërtimi i rrugës “Brigada 123” – Sheshi i Qytetit i cili do të bashkëfinancohet për dy vitet e ardhshme nga Ministria e Infrastrukturës 2023-2024.

E falenderoj zv.Ministrin Durmishi për bashkpunimin dhe natyrisht se angazhimi ynë për qytetarët nuk do të mungoj.” ka shkruar Muharremaj.