Ministri Peci viziton Komunën e Suharekës
- 17.06.2022
- 0 komente
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci gjatë ditës së sotme e ka vizituar Komunën e Suharekës.

Ministrin Peci e ka pritur kryetari i komunës sonë, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ardian Kotorri dhe drejtorë e përfaqësues tjerë të komunës.
Kryetari Muharremaj ka thënë se së bashku me ministrin e Bujqësisë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimeve për projektet e ardhshme.

I pari i komunës së Suharekës ka thënë se ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë, kjo me qëllimin që zhvillimi i bujqësisë dhe sektorëve tjerë të mbetet në hap me kohën.


#ardian kotorri#Bali Muharremaj#Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës#Faton Peci#Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës#Komuna e Suharekës#Kryetari i Komunës së Suharekës#Ministri i Bujqësisë#Vizitë
KOMENTE0
Leave a Reply