Ministri Peci në Suharekë në “Ditën e Qershisë”: Përkrahja dhe mbështetja për kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj

26.06.2021

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ministri Faton Peci mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021” në Suharekë, i organizuar me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore. “Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i […]

Ministri Peci në Suharekë në “Ditën e Qershisë”: Përkrahja dhe mbështetja për kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj Foto: Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ministri Faton Peci mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021” në Suharekë, i organizuar me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore.

“Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në Facebook.

Më tej, thuhet se kultivuesit e falënderuan ministrin për vizitën dhe angazhimin e tij si dhe i thanë se kanë nevojë për mbështetje në këtë sektor.

Poashtu në këtë organizim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.