Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi dhe zv.ministri, Nexhat Ramadani, vizituan bizneset e Suharekës

22.10.2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi i shoqëruar nga zv.ministri, Nexhat Ramadani kanë vizituar sot bizneset e Suharekës, ku ndër to ishin “Frutex” dhe Fabrika e Mobileve “Te Naseri”. Gjatë kësaj vizite ata u njoftuan për së afërmi me sfidat që po përballen bizneset gjatë kësaj kohe. Në një prononcim për SuharekaOnline ministri Krasniqi […]

Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi dhe zv.ministri, Nexhat Ramadani, vizituan bizneset e Suharekës Foto: Ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi i shoqëruar nga zv.ministri, Nexhat Ramadani kanë vizituar sot bizneset e Suharekës, ku ndër to ishin “Frutex” dhe Fabrika e Mobileve “Te Naseri”.

Gjatë kësaj vizite ata u njoftuan për së afërmi me sfidat që po përballen bizneset gjatë kësaj kohe.

Në një prononcim për SuharekaOnline ministri Krasniqi tha se kjo ministri do të vazhdojë vizitat e saj në bizneset prodhuese dhe theksoi se ata do të marrin parasysh sugjerimet e tyre duke ndërmarrë veprime si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Në vazhdën e takimeve që kemi marrë si iniciativë ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, me kabinetin tim dhe kabinetin e kryeministrit për t’i vizituar bizneset prodhuese në vendin tonë, për tu informuar nga afër me problematikat e tyre dhe për të marr sugjerimet e tyre se si do të dalin nga kjo situatë, ku pandemia COVID-19 ka krijuar vështirësi në zhvillimin e prodhimtarive të tyre, e që drejtë për drejtë ndikon në ekonominë e vendit tonë” ka thënë ai.

“Ne më herët ishim në fabrikën prodhuese “Frutex” këtu në Suharekë, tani jemi në një tjetër fabrikë e cila merret me prodhimin e inventarit apo mobileve, biznes i cili ka treguar mjaft rezultate pozitive, njëjtë do të vazhdojmë me vizita edhe në bizneset tjera, ku do të konkretizojmë apo finalizojmë me bizneset prodhuese, e ku do të marrim të gjithat sugjerimet nga këta operatorë ekonomik, biznese prodhuese dhe sigurisht që sugjerimet e tyre do t’i konkretizojmë me veprime tona si Ministri e Tregtisë dhe si Qeveri e Republikës së Kosovës”, shtoi Krasniqi.

Gjithashtu ai tha se po presin edhe leximin e dytë të projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku do të ndihmohen bizneset nga ai ligj.