Ministri i MAPL-së viziton Suharekën, Muharremaj i gatshëm për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve

27.01.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. me të cilin ka biseduar rreth koordinimit të bashkëpunimit në mes të kësaj ministrie dhe komunës sonë. Muharremaj ka theksuar se kanë diskutuar me ministrin Krasniqi për mundësinë e bashkëpunimit në projektet e […]

Ministri i MAPL-së viziton Suharekën, Muharremaj i gatshëm për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. me të cilin ka biseduar rreth koordinimit të bashkëpunimit në mes të kësaj ministrie dhe komunës sonë.

Muharremaj ka theksuar se kanë diskutuar me ministrin Krasniqi për mundësinë e bashkëpunimit në projektet e ardhshme, të cilat ndikojnë në zhvillim të gjithëmbarshëm.

Po ashtu, kryetari Muharremaj është shprehur i gatshëm të realizojnë projekte të cilat janë në shërbim të qytetarëve.