Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi viziton Komunën e Suharekës

29.07.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar rreth koordinimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Suharekës. “Kryetari Muharremaj e ka falënderuar ministrin Krasniqi për vizitën dhe për […]

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi viziton Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar rreth koordinimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Suharekës.

“Kryetari Muharremaj e ka falënderuar ministrin Krasniqi për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme e po ashtu edhe ministri Krasniqi e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen e për kujdesin ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftimin e komunës.