Mihrije Suka bën homazhe tek varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

21.01.2023

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrija Suka gjatë ditës së shtunë ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në përvjetorin e 17 të vdekjës së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nënkryetarja e Komunës së Suharekës ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit në Velanije. Suka e shoqëruar nga dy drejtoresha, Lorika Gashi […]

Mihrije Suka bën homazhe tek varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova Foto: Ilustrim

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrija Suka gjatë ditës së shtunë ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e 17 të vdekjës së presidentit historik, Ibrahim Rugova, nënkryetarja e Komunës së Suharekës ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit në Velanije.

Suka e shoqëruar nga dy drejtoresha, Lorika Gashi dhe Albulena Kokollari kanë nderuar dhe përkujtuar veprën historike të Rugovës.

“U bënë homazhe te varri i Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova

Në përvjetorin e 17 të vdekjës së Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj. Mihrije Suka dhe dy drejtoreshat Lorika Gashi dhe Albulena Kokollari, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit në Velanije.

I përjetshëm kujtimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.

Ne e nderojmë veprën e tij historike dhe e vlersojmë për angazhimin e tij, në ndërtimin e shtetit” thuhet në njoftim.