Mësuesja nga Suhareka kërkon kthimin në punë, avokati: Punoi për 31 vite me sjellje shembullore

  • 02.09.2022
Mësuesja nga Suhareka kërkon kthimin në punë, avokati: Punoi për 31 vite me sjellje shembullore

Mësuesja e matematikës, Remzie Elezi ndaj të cilës drejtoria e shkollës fillore “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës ka marrë vendim që të mos e vazhdojë mësimdhënien për shkak të mbulesës përmes avokatit mbrojtës ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Suharekë që këtë vendim ta anulojë si të kundërligjshëm, dhe që ajo të kthehet në punë.

Kështu ka konfirmuar avokati i saj, Muharrem Mujaj, i cili tha se vendimi për largim nga puna ka qenë pa bazë ligjore.

“Javën e kaluar mësuesja është paraqitur në vendin e saj të punës me manifestim të bindjes së saj fetare dhe për shkak të kësaj ajo u largua dhunshëm duke i bërë presion psikik ndoshta dhe fizik dhe për pesë ditë nuk është lejuar që të vijoj në mënyrë të rregullt punën e saj. Këtë e ka bërë një drejtor i shkollës së bashku me disa ndihmës të tjerë e që ne sigurisht e kemi parë që nuk ka bazë ligjore as bazë faktike që ajo të largohet në atë mënyrë pa asnjë vendim të vetëm apo shkresë zyrtare”, është shprehur Mujaj.


Mujaj theksoi se tashmë kanë bërë kërkesë në DKA-në në Suharekë që ta anulojnë këtë vendim.

“Ne kemi bërë kërkesë në DKA në Suharekë që këtë shkresë zyrtare ta anuloj si të kundërligjshme dhe diskriminuese dhe ta kthej mësuesen në vendin e saj të punës. jemi në pritje shkresa është dorëzuar të mërkurën tash shohim se çka do të veprojnë më tutje”, tha Mujaj, shkruan KosovaPress.

Sipas tij, arsimtarja Remzije Elezi e cila ka punuar për 31 vite në shkollën fillore “Flamuri i Arbërit”, ka pasur sjellje shembullore dhe së fundmi ka vendosur mbulesën, teksa shtoi se presin nga Drejtoria e Arsimit në Suharekë që të nxjerrin një vendim që e hedh poshtë shkresën e drejtorit dhe të një prindi.

Avokati i mësueses, Muharrem Mujaj tha se edhe si avokat mbrojtës bashkë me mësuesen kanë dhënë edhe deklaratë në Policinë e Kosovë pasi janë penguar që të qasen në ambientet e shkollës.

E largimi i kësaj arsimtareje nga vendi i punës për shkak të mbulesës ka ngjall reagime.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna.

Muharremaj tha se për shkak që aktualisht nuk gjendet në Kosovë, në ditën e hënë do ta trajtojë këtë rast me prioritet në përputhje me ligjin dhe me urdhrin administrative të ministrisë së Arsimit.

Këshilli drejtues është arsyetuar se deri tek ky vendim ka ardhur duke u thirrur në udhëzimin administrativ nr.03/2016, neni 3, pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë