Mërgimtari nga Suhareka në spitalin ku po trajtohen të lënduarit, ofron ndihmë dhe transport pa pagesë për në Kosovë

25.07.2021

Mërgimtarët që jetojnë në Kroaci, ia kanë mësyrë spitalit ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku vdiqën dhjetë persona e u lënduan dhjetëra të tjerë. 14:13 “Jemi prej komunës së Suharekës, por jetojmë në Zagreb. Pas marrjes së lajmit, jemi nis me vëllain për t’iu ofruar […]

Mërgimtari nga Suhareka në spitalin ku po trajtohen të lënduarit, ofron ndihmë dhe transport pa pagesë për në Kosovë Foto: Ilustrim

Mërgimtarët që jetojnë në Kroaci, ia kanë mësyrë spitalit ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku vdiqën dhjetë persona e u lënduan dhjetëra të tjerë.

14:13 “Jemi prej komunës së Suharekës, por jetojmë në Zagreb. Pas marrjes së lajmit, jemi nis me vëllain për t’iu ofruar bashkëatdhetarëve tanë ndihmë. Jemi në kontakt me shumë bashkëatdhetarë, që janë ka vijnë të spitali për të ndihmuar”, ka thënë Tunaj.

Vilson Tunaj në komunikim me SuharekaOnline ka thënë se e kemi obligim ti ndihmojmë njëri tjetrit dhe se jemi në gjendje gatishmërie ti ndihmojë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Tunaj madje ka publikuar edhe numrin e telefonit dhe është i gatshëm për t’iu ofru ndihmë dhe nëse ka nevojë edhe transport për në Kosovë pa pagesë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.