Megjithatë të dielën u votua edhe në Suharekë!

15.11.2021

Të dielën e 14 nëntorit kutitë e votimit janë hapur edhe në Komunën e Suharekës, ku 48 banorëve në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc u është mundësuar e drejta e tyre për të zgjedhur për kryetarët e komunave të cilat kanë shkuar në balotazh. Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe komisionerëve të KQZ-së, […]

Megjithatë të dielën u votua edhe në Suharekë! Foto: Ilustrim

Të dielën e 14 nëntorit kutitë e votimit janë hapur edhe në Komunën e Suharekës, ku 48 banorëve në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc u është mundësuar e drejta e tyre për të zgjedhur për kryetarët e komunave të cilat kanë shkuar në balotazh.

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe komisionerëve të KQZ-së, 15 nga 48 banorë sa ka aktualisht kjo shtëpi kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, varësisht prej komunave që ata vijnë dhe kanë qenë në proces zgjedhor në raundin e dytë.

Ndryshe nga rezultatet e deritanishme PDK ka fituar në 9 komuna, LDK në 7, AAK në 5, LVV në 4, NISMA një komunë dhe kandidati i pavarur në Obiliq.