Me këtë datë bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë

03.09.2022

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë. Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike. Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit […]

Me këtë datë bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bërë ftesë publike për qytetarët e fshatit Sallagrazhdë dhe Dubravë.

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, komisioni për themelimin e Këshillave Lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës ka bërë këtë ftesë publike.

Komuna e Suharekës ka ftuar të gjithë banorët e fshatit Sallagrazhdë për datën 16.09.2022 (16 shtator) në ora 19:30, në objektin e SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Sallagrazhdë, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Sallagrazhdë.

Po ashtu, nga komuna kanë ftuar banorët e fshatit Dubravë për datën 16.09.2022, në ora 18:30 në objektin e SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Sallagrazhdë, ku do të bëhet zgjedhja e Këshillit të fshatit Dubravë.

Nga Komuna kanë theksuar se zgjedhja e Këshillit Lokal të fshatrave dhe lagjeve urbane të qytetit të Suharekës do të bëhet konform Rregullores 01/Nr.16/7879 për organizimin, bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Suharekës.