Më 29 qershor mbledhja e Kuvendit të Komunës së Suharekës, këto janë pikat e rendit të ditës

22.06.2021

Në fund të muajit do të mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Suharekës. Më 29 qershor me fillim prej orës 10:00 do të mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Komunës së Suharekës. “Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të […]

Më 29 qershor mbledhja e Kuvendit të Komunës së Suharekës, këto janë pikat e  rendit të ditës Foto: Ilustrim

Në fund të muajit do të mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Më 29 qershor me fillim prej orës 10:00 do të mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Komunës së Suharekës.

“Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të Ligjit, Nr-03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-2008/28”, e në mbështetje të nenit 5, të udhëzimit administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenin 33 paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Suharekë për datën 29.06.2021 ora 10:00 cakton mbledhjen e 6, (gjashtë) të rregullt për vitin 2021, të Kuvendit të Komunës në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje këto pika të rendit të ditës do të diskutohen e shqyrtohen:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2022-2024;
5. Shqyrtimi i kërkesës së sindikatës së administratës së Komunës;
6. Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronavel
7. Pyetje dhe përgjigje.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.