Më 2 maj Komuna e Suharekës organizon homazhe për të nderuar dëshmorët Fetah Gega e Xhavit Bajraktari

28.04.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë veteranët e luftës dhe qytetarët e komunës se për nderë të 24 vjetorit të rënjës heroike të Heronjëve Fetah Gega e Xhavit Bajraktari do të bëhen homazhe. Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës bëhet e ditur se me datë 02.05.2023 (e martë) në ora 12:00 do të organizohen […]

Më 2 maj Komuna e Suharekës organizon homazhe për të nderuar dëshmorët Fetah Gega e Xhavit Bajraktari Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë veteranët e luftës dhe qytetarët e komunës se për nderë të 24 vjetorit të rënjës heroike të Heronjëve Fetah Gega e Xhavit Bajraktari do të bëhen homazhe.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës bëhet e ditur se me datë 02.05.2023 (e martë) në ora 12:00 do të organizohen homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në Shirokë.

Pastaj do të bëhen homazhe edhe në varrezat e Dëshmorëve në Suharekë.

“Me pjesëmarrjen tuaj ju nderoni veprën sublime të Dëshmorëve të cilët dhanë shtrenjtën për lirin e atdheut” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.