Mblidhen drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, këto janë temat që u diskutuan

19.01.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë gjatë ditës së enjte ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës. DKA-Suharekë ka njoftuar se sot, gjatë ditës së enjte ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në shkolla, ku i pranishëm ka qenë […]

Mblidhen drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, këto janë temat që u diskutuan Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë gjatë ditës së enjte ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës.

DKA-Suharekë ka njoftuar se sot, gjatë ditës së enjte ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në shkolla, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj.

Poashtu, në këtë takim drejtorët e shkollave kanë dhënë informacione lidhur me përfundimin e procesit mësimor për gjysmë-vjetorin e parë dhe respektimin e kalenderit të MASHT për vitin shkollor 2022-2023, raporton SuharekaOnline.

Ndër tjerash në takim është diskutuar edhe vlerësimi i përformancës së punës, shfrytëzimi i buxhetit për vitin 2022 dhe planifikimet për vitin vijues 2023.

Takimi është mbajtur në sallën e Asamblesë Komunale në Suharekë.