Mbi 90 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

27.08.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 254 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 97 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistruan 6 […]

Mbi 90 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 254 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 97 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistruan 6 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar 20 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 188 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 483 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 38, Gjilan 15, Fushë Kosovë 14, Prizren 12, Pejë 11, Malishevë 10, Obiliq 10, Podujevë 9, Vushtrri 8, Viti 7, Istog 7, Gllogoc 7, Suharekë 6, Mitrovicë 5, Ferizaj 5, Rahovec 5, Gjakovë 4, Skenderaj 4, Lipjan 4, Kaçanik 2, Deçan 2, Kamenicë 1, Klinë 1, Junik 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 86, Pejë 39, Malishevë 33, Rahovec 30, Lipjan 30, Gjilan 27, Vushtrri 24, Ferizaj 21, Suharekë 20, Podujevë 19, Mitrovicë 19, Gllogoc 19, Fushë Kosovë 19, Gjakovë 17, Prizren 16, Istog 14, Dragash 12, Shtime 10, Klinë 6, Deçan 6, Kamenicë 5, Skenderaj 4, Obiliq 2, Viti 2, Kllokot 1, Hani i Elezit 1, Kaçanik 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 265,452.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.455 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.477 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.966 doza të treta dhe 1,700 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.