Mbi 73% e nxënësve të Suharekës e kaluan Testin e Maturës

29.06.2022

Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit kanë qenë rreth 1600 administrues. Këtë vit në Provimin e Maturës kanë marrë pjesë gjithsej 630 nxënës të klasave të 12-ta nga Komuna e Suharekës, Rezultatet e testit të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkollat e […]

Mbi 73% e nxënësve të Suharekës e kaluan Testin e Maturës Foto: Ilustrim

Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 171 Qendra të Testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit kanë qenë rreth 1600 administrues.

Këtë vit në Provimin e Maturës kanë marrë pjesë gjithsej 630 nxënës të klasave të 12-ta nga Komuna e Suharekës,

Rezultatet e testit të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkollat e vendit.

Ndërsa në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka theksuar se në tërë komunën 73.49% e nxënësve e kanë kaluar Testin e Maturës.

Sipas Bajselmanit 95.31% e maturantëve (264) të Gjimnazit “Jeta e Re” e kaluan këtë test, 56.15% (105 nxënës) Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” dhe 56.6% (94 nxënës) Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.

Ndërkaq, këtë test në Gjimnazin “Jeta e Re” nuk e kaluan 13 nxënës, në SHMT “Skënder Luarasi” nuk e kaluan 82 nxënës dhe në SHMP “Abdyl Ramaj” nuk kaluan 72 nxënës, gjithsej 167 maturantë nga tri shkollat nuk kaluan apo 26.50%.

Në Provimin e Maturës nga Gjimnazi “Jeta e Re” morën pjesë 277 maturantë, në SHMT “Skënder Luarasi” 187 dhe në SHMP “Abdyl Ramaj” 166.

Ndryshe, këtë vit maturantët e Suharekës kanë shënuar progres për nga kalueshmëria e testit, pasi që vitin e kaluar (2021) kalueshmëria e testit ka qenë rreth 53%.