Mbi 70 shkurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021

14.07.2022

Burimi i të dhënave është Agjencioni i Regjistrit Civil i Kosovës (ARC). Të dhënat statistikore do të publikohen sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve, gjegjësisht vendbanimit (komunës) të fundit të përbashkët. Në vitin 2021 janë regjistruar 2 160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose […]

Mbi 70 shkurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 Foto: Ilustrim

Burimi i të dhënave është Agjencioni i Regjistrit Civil i Kosovës (ARC). Të dhënat statistikore do të publikohen sipas parimit të vendbanimit të përhershëm/zakonshëm të të martuarve, gjegjësisht vendbanimit (komunës) të fundit të përbashkët.

Në vitin 2021 janë regjistruar 2 160 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në: Prizren (189 raste), ose 8.8%; Prishtinë (175 raste), ose 8.1%; Podujevë (141 raste), ose 6.5%, etj.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i dytë me 10.0%, viti i tretë me 9.0% dhe viti i katërt me 7.4% e të shkurorëzuarve.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë te femrat e moshës 25-29 vjeçare me 461 shkurorëzime, ose 21.3%; kurse tek meshkujt dominojnë te moshat 30-34 vjeç, me 489, ose 22.6%.

Në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2021 kanë ndodhur gjithsej 76 shkurorëzime.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, në Suharekë dominon viti 5 deri në 9 vite me gjithsej 21 shkurorëzime, pastaj viti i dytë me 15 shkurorëzime dhe ai i 10-14 vite me 13 shkurorëzime.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave në Suharekë, mosha mesatare e burrit është 34 dhe e gruas 33.

shkurorezimet-2021