Mbi 400 familje në Komunën e Suharekës marrin asistencë sociale
- 25.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023
Ky publikim ofron të dhëna ndër tjerash edhe për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.127 familje me gjithsej 83.811 anëtarë.
Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline, figuron se gjatë muajit prill 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 424 familje me gjithsej 1.850 anëtar, të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Duke krahasuar këto shifra me ato të tre muajve të kaluar të këtij viti (janar,shkurt dhe mars) rezulton se numri i familjeve që marrin social në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie.
Muaji/Viti | Numri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në Komunën e Suharekës |
Janar/2023 | 434 |
Shkurt/2023 | 442 |
Mars/2023 | 431 |
Prill/2023 | 424 |