Mbi 220 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 37 raste të reja u regjistruan vetëm dje

04.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 10 mijë e 288 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 224 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 37 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]

Mbi 220 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 37 raste të reja u regjistruan vetëm dje Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 10 mijë e 288 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 224 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 37 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 4 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 1,562 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 1,186 qytetarë, fatkeqësisht janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  284, Prizren  128, Lipjan  116, Pejë  110, Ferizaj  99, Gjilan  98, Mitrovicë  73, Vushtrri  64, Gjakovë  61, Skenderaj  60, Dragash  58, Gllogoc  56, Podujevë  48, Deçan  45, Suharekë  37, Istog  37, Fushë Kosovë  36, Malishevë  35, Rahovec  29, Kamenicë  22, Shtime  13, Viti  11, Kaçanik  11, Junik  10, Obiliq  7, Klinë  6, Hani i Elezit  6, Graçanicë  1, Novobërdë  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  145, Pejë  125, Gjilan  98, Lipjan  79, Fushë Kosovë  75, Prizren  75, Podujevë  63, Klinë  61, Ferizaj  60, Gjakovë  55, Vushtrri  50, Mitrovicë  48, Deçan  45, Kamenicë  42, Viti  42, Rahovec  36, Kaçanik  20, Dragash  16, Junik  16, Malishevë  12, Novobërdë  6, Suharekë  4, Kllokot  3, Graçanicë  2, Skenderaj  2, Shtime  2, Istog  2, Obiliq  1, Gllogoc  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 243,874, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,173 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 257,335 raste pozitive dhe janë kryer 1,923,799 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 80 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.668 doza të treta dhe 1,438 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.