Mbi 1,600 veteran të Suharekës marrin pagë nga shteti, numri rritet nga muaji në muaj!
- 30.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e pesnioneve për veteranët e luftës në Komunën e Suharekës kanë përfituar 1 mijë e 635 persona, raporton SuharekaOnline.
Duke krahasuar këtë numër me atë të muajve të kaluar rezulton se numri i personave të kësaj kategorie që përfitojnë nga kjo skemë është rritur.
Muaji, viti 2022 | Nr. i veteranëve – Suharekë |
Janar | 1.625 |
Shkurt | 1.633 |
Mars | 1.632 |
Prill | 1.625 |
Maj | 1.626 |
Qershor | 1.624 |
Korrik | 1.626 |
Gusht | 1.626 |
Shtator | 1.625 |
Tetor | 1.623 |
Nëntor | 1.628 |
Dhjetor | 1.635 |