Mbahet testi “CILS” në dy shkolla të Komunës së Suharekës
- 10.06.2022
- 0 komente
U mbajt testi “CILS” në dy shkolla.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, kanë organizuar testin “CILS”, në Suharekë me nxënës të dy shkollave fillore, nga një klasë për secilën shkollë, asaj të fshatit Bllacë “Ramë Bllaca” dhe SHFMU “Shkëndija” në qytet.
Testi i mabjtur sot, ka qenë i fokusuar vetem tek lëndët e teknologjisë informative TIK, e duke e theksuar se është mbajtur në formatin digjital, online.
Gjatë zhvillimit të testit, vizitë nxënësve i’u ka bërë drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, i cili i’u ka uruar fat e suksese në testim.
Ditëve në vijim, pritet rezultati i këtij testi.
#Bllacë#DKA-Suharekë#Ministria e Arsimit#SHFMU "Ramë Bllaca"#SHFMU "Shkëndija"#Suharekë#Testi "CILS"
KOMENTE0
Leave a Reply