Maturantët e SHMT “Skënder Luarasi” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri

13.04.2022

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ekskursioni do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë nga data 16 – 20 maj 2022 dhe se kohëzgjatja e ekskursionit është 4 netë me pansione të plota. Në ekskursion në Shqipëri nga SHMT “Skënder Luarasi” do të marrin pjesë rreth 200 nxënës. Në ofertë parashihet çmimi i akomodimit, ushqimit (mëngjesi […]

Maturantët e SHMT “Skënder Luarasi” me këtë datë shkojnë në ekskursion në Shqipëri Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ekskursioni do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë nga data 16 – 20 maj 2022 dhe se kohëzgjatja e ekskursionit është 4 netë me pansione të plota.

Në ekskursion në Shqipëri nga SHMT “Skënder Luarasi” do të marrin pjesë rreth 200 nxënës.

Në ofertë parashihet çmimi i akomodimit, ushqimit (mëngjesi + dreka + darka), transportit dhe shpenzimet e ndryshme që paraqiten me rastin e vizitave në muze dhe kala që parashihen në rrugëtimin e përcaktuar nga Këshilli i Shkollës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se fituesi i ofertës do të zgjidhet operatori ekonomik, i cili i plotëson të gjitha kriteret e mësipërme dhe ka ofertën më të mirë, vlerësuar nga Komisioni, përbërja e të cilit është përcaktuar me UA 02/2016.

Formulari i paraqitjes së ofertës dhe rrugëtimi i ekskursionit i hartuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës merren në SHMT “Skënder Luarasi” nga data 13.04.2022 nga ora 08:00 deri në 13:00.

Pranimi i ofertave bëhet deri më 22.04.2022 deri në ora 13:00. Hapja e ofertës bëhet në SHMT “Skënder Luarasi” me datë 22.04.2022 në ora 13:30.

Ftese-per-oferte-nga-SHMT-Skender-Luarasi