MASHTI: Ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

04.03.2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që  nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së. Kjo kërkesë erdhi edhe bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kujtojmë […]

MASHTI: Ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që  nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Kjo kërkesë erdhi edhe bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Kujtojmë që nga nesër, në Kosovë fillojnë ceremoni të shumta për të shënuar 5,6 dhe 7 marsin, që ndryshe njihen edhe si Epopeja e UÇK-së. 

Më datën 5 mars të vitit 1998, forca terroriste serbe me mjete të blinduara, patin sulmuar shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.Luftime të ashpra patin vazhduar edhe të nesërmen, më 6 mars, ku humbën jetë anëtarë të familjes Jashari. Por, pavarësisht humbjeve, rezistenca e tyre nuk po shembej asnjëherë, ajo vetëm sa po shtohej dhe luftimet vetëm sa po bëheshin më të ashpra. Në ditën e tretë të sulmit të ushtrisë terroriste serbe mbi familjen Jashari, më 7 mars 1998, bie heroikisht edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Prandaj, pa asnjë dyshim, ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, qartësimin e pozicionit të shqiptarëve karshi Serbisë dhe i jep fund regjimit serb në Kosovë.