Masat e reja anti-COVID, këto janë kufizimet për Suharekën

11.11.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar për masat e reja anti-COVID. Avdullah Hoti njoftoi se komunat janë ndarë në tri grupe në bazë të numrit të rasteve me COVID-19. Sipas masave të reja është rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. […]

Masat e reja anti-COVID, këto janë kufizimet për Suharekën Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar për masat e reja anti-COVID.

Avdullah Hoti njoftoi se komunat janë ndarë në tri grupe në bazë të numrit të rasteve me COVID-19.

Sipas masave të reja është rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin, ka thënë Hoti.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00.