Masat anti-COVID, Suhareka mbetet në zonën e verdhë

29.01.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar lidhur me renditjen e komunave në bazë të zonave të rrezikshmërisë. Zemaj ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës mbetet në zonën e verdhë. Shpjegim:– ZONA E KUQE: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh– […]

Masat anti-COVID, Suhareka mbetet në zonën e verdhë Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar lidhur me renditjen e komunave në bazë të zonave të rrezikshmërisë.

Zemaj ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës mbetet në zonën e verdhë.

Shpjegim:
– ZONA E KUQE: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
– ZONA E VERDHË: deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh
– ZONA E GJELBËR: deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

Komuna Suharekës e cila tashmë është pjesë e zonës së verdhë, zonë kjo e cila konsiderohet me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19 ka këto masa kufizuese:

-Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

-Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

– Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

-Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

– Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

-Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.