Masat anti-COVID, Policia inspekton qendrat tregtare në Suharekë

13.09.2021

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Përveç angazhimeve në fusha tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë vikendit zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra […]

Masat anti-COVID, Policia inspekton qendrat tregtare në Suharekë Foto: Ilustrim

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Përveç angazhimeve në fusha tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë vikendit zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’ rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave ne komunën e Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës.

Në aktivitet policia kishte dhe mbikëqyrte edhe zonat turistike, të cilat frekuentohen nga qytetarë si në Prevalle, Guri i zi, Brod, Restelice, Korentik dhe Pashtrik.

Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19.

Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia ka ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ne raportin e fundjavës, policia në Prizren gjithashtu raporton edhe për raste tjera penale. Sipas te gjeturave janë shqiptuar 490 gjoba për kundërvajtje moszbatim te masave në bazë të vendimit te Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 407 tiketa duke përfshirë edhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor.

Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19.