“Marshojmë për Drejtësi” – Muharremaj: Secili që i bashkangjitemi i mbrojmë vlerat e luftës
- 28.03.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me marshin i cili është organizuar për datën 2 prill, 2023 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Muharremaj përmes një shkrimi në facebook është shprehur se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e dinjitetshme, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, i pari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se më 2 Prill ora 14:00 në Prishtinë, Marshimi për Drejtësi është mbështetje për UÇK-në.
Muharremaj ka shtuar se secili që i bashkangjitet këtij marshimi, mbrojmë vlerat e luftës dhe angazhimin për lirinë e vendit.

Shkrimi i plotë:
Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e dinjitetshme.
Më 2 Prill ora 14:00 në Prishtinë, Marshimi për Drejtësi është mbështetje për UÇK-në.
Secili prej nesh që i bashkangjitemi i mbrojmë vlerat e luftës dhe angazhimin për lirinë e vendit.