Maqitevë, 22 vjeçari revoltohet me babain e tij për pronë, dyshohet se gjuajti me armë

15.01.2023

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku një person është futur në sherr me babain e tij.  Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari, 22-vjeçar […]

Maqitevë, 22 vjeçari revoltohet me babain e tij për pronë, dyshohet se gjuajti me armë Foto: Ilustrim

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku një person është futur në sherr me babain e tij. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari, 22-vjeçar po dyshohet se në shenjë revolte nga konflikti që ka pasur me babain e tij, i ka shkuar atij afër shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe dyshohet se ka shtënë.

Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se i riu  s’ishte marrë vesh me prindin, ai po dyshohet se ka shkaktuar rrezik duke e përdorur armën, duke tentuar që ta frikësojë.
Për të mos mbaruar me kaq, gjithë këtë ngjarje ai dyshohet ta ketë filmuar e më pas ia ka dërguar vëllezërve të tij, e madje edhe e ka shpërndarë në rrjete sociale.

Përballë kësaj situate, dikush nga familja ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë që ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me rastin e kontrollit, nga i njëjti është sekuestruar arma me disa fishekë.

Ndaj tij, burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim për dy vepra penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.