LVV-Suharekë: Edhe një “shpërblim” për Hidrotermin e Blerim Kuçit, nga komuna

17.11.2022

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për projektin i cili parasheh zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” i cili është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës, pasiqë sipas tyre komuna e ka rihapur procedurat tenderuese pa parashtruar kërkesë në ministri. LVV- Suharekë konsideron se kjo është një tjetër “shpërblim” për Hidrotermin e cila ishte në pronësin e […]

LVV-Suharekë: Edhe një “shpërblim” për Hidrotermin e Blerim Kuçit, nga komuna Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për projektin i cili parasheh zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” i cili është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës, pasiqë sipas tyre komuna e ka rihapur procedurat tenderuese pa parashtruar kërkesë në ministri.

LVV- Suharekë konsideron se kjo është një tjetër “shpërblim” për Hidrotermin e cila ishte në pronësin e Blerim Kuçit, tani e familjarëve të tij.

Reagimi i plotë:

Edhe një “shpërblim” për Hidrotermin e Blerim Kuçit, nga Komuna e Therandës.

Edhe pse projekti për zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” është anuluar nga Ministria e Infrastrukturës, Komuna ka rihapur procedurat tenderuese pa parashtruar kërkesë pranë Ministrisë.

Pas dy muajve pritje pas hapjes së ofertave, Komuna sot e sugjeron për fitues Operatorin Ekonomik “Hidroterm” që ishte në pronësi të Blerim Kuçit, tani të familjarëve të tij.

Ashtu sikurse projekti për ndërtimin e sheshit që është bërë për të qenë në funksion të ish kryetarit Kuçi, ashtu edhe ky projekt do të jetë në shërbim të projekteve të tij që i ka publikuar.

Nuk është e rastësishme që gjatë 6 viteve të qeverisjes Muharremaj, “Hidrotermi” oferton për këto dy projekte dhe në të dyat është fitues.

Kjo është dëshmia më e qartë se si Komuna e Therandës është vënë në shërbime të interesave të ngushta të shoqëruesve të ngushtë të kryetarit Muharremaj…