LVV-Suharekë: Drejtoria e Shëndetësisë ka akumuluar borxh në KEDS, banorët e Mushtishtit mbetën pa shërbime shëndetësore

11.11.2022

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës në pasditen e së enjtes mbetën pa shërbime shëndetësore. Kështu po bëhet e ditur nga reagimi i Lëvizjes Vetvendosje dega në Suharekë, ku sipas tyre banorët e fshatit Mushtisht pasditen e së enjtes nuk kanë marrë shërbime mjekësore në Qendren e Mjekësisë Familjare në këtë fshat duke shtuar se […]

LVV-Suharekë: Drejtoria e Shëndetësisë ka akumuluar borxh në KEDS, banorët e Mushtishtit mbetën pa shërbime shëndetësore Foto: Ilustrim

Banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës në pasditen e së enjtes mbetën pa shërbime shëndetësore.

Kështu po bëhet e ditur nga reagimi i Lëvizjes Vetvendosje dega në Suharekë, ku sipas tyre banorët e fshatit Mushtisht pasditen e së enjtes nuk kanë marrë shërbime mjekësore në Qendren e Mjekësisë Familjare në këtë fshat duke shtuar se krejt kjo ndodhi si pasojë e neglizhencës së drejtorisë së shëndetësisë.

“Nga neglizhenca e Drejtorisë së Shëndetsisë banorët e fshatit Mushtisht mbeten pa shërbime shëndetësore.” thuhet në reagim.

Sipas LVV- Suharekë e gjitha kjo ndodhi për arsye të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga KEDS-i për shkak të akumulimit të borxhëve.

“Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht banorët e fshatit sot pasdite nuk kishin mundësi të kryenin shërbimet e tyre shëndetësore edhe pse orari i punës është deri ora 22:00, e gjithë kjo ndodhi për arsye të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga KEDS-i, për shkak të akumulimit të borxheve.” thuhet tutje në reagim.

“Bëjmë apel tek Drejtoria e Shëndetsisë që të bëjë zgjidhjen sa më parë në mënyrë që banorët e fshatit të mund t’i marrin shërbimet pranë QMF-së në Mushtisht.” përfundon reagimi.