Zgjedhjet lokale, LVV-Suharekë thirrje mërgimtarëve për aplikim për regjistrim si votues jashtë vendit

09.08.2021

Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati i fundit […]

Zgjedhjet lokale, LVV-Suharekë thirrje mërgimtarëve për aplikim për regjistrim si votues jashtë vendit Foto: Ilustrim

Nga 10 korriku edhe zyrtarisht ka filluar afati kohor për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të pranojë aplikacione për regjistrim si votues jashtë vendit.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përmbylljen e afatit për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati i fundit është deri me 18 gusht.

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë u ka bërë thirrje diasporës që të aplikojnë sa më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LVV-Suharekë ka theksuar se mërgata ishte përcaktuese në zgjedhjet e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe se sipas këtij subjekti politik përcaktuese do të jetë edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Mërgata ishte përcaktuese në zgjedhjet e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe do të jetë përcaktuese edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Prandaj aplikoni për regjistrim që të shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim dhe së bashku ta mundësojmë ndryshimin edhe në komuna”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë.

LINKU për sqarime për aplikimin për regjistrim si votues jashtë Kosovës.