LVV-Suharekë, reagon për shpërthimin në fshatin Grejkoc

31.08.2020

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për shpërthimin në fshatin Grejkoc, i cili ka ndodhur pasditën e së premtës. Të premten gjatë orëve të pasditës, banorët e fshatit Grejkoc janë tronditur nga një shpërthim i fushqishëm e i paparalajmëruar që ka ndodhur nga një gurthyes i cili ka rifilluar punën pas një kohe. Gurthyesi […]

LVV-Suharekë, reagon për shpërthimin në fshatin Grejkoc Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për shpërthimin në fshatin Grejkoc, i cili ka ndodhur pasditën e së premtës.

Të premten gjatë orëve të pasditës, banorët e fshatit Grejkoc janë tronditur nga një shpërthim i fushqishëm e i paparalajmëruar që ka ndodhur nga një gurthyes i cili ka rifilluar punën pas një kohe.

Gurthyesi gjendet në fund të rrugës “Plishi” dhe është shumë afër shtëpiave të lagjes “Kicaj”.

Nëse vazhdohet përdorimi i mjeteve të rënda për operiminin e gurthyesit, banorët do të jenë të rrezikuar. Ky gurthyes do të duhet të gjejë format e tjera të operimit, e jo të përdorë mjete të rënda në vendbanime, thuhet në reagimin e LVV-së.

Përmes këtij reagimi ndajmë shqetësimin me banorët e fshatit Grejkoc dhe kërkojmë nga Komuna që këtë çështje ta trajtojë me seriozitet.