LVV-Suharekë: Qeverisja Muharremaj selektiv edhe në pastrim të lumenjëve

13.10.2021

Sipas reagimit të LVV-së është thënë se gjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes Muharremaj janë dhënë disa tender me vlerë mbi 300.000€ për pastrim të lumenjëve. Po ashtu, në reagim të këtij subjekti politik është theksuar se në të gjitha fshatrat do të duhej të pastrohej e të rregullohej shtrati i lumit sikurse që është […]

LVV-Suharekë: Qeverisja Muharremaj selektiv edhe në pastrim të lumenjëve Foto: Ilustrim

Sipas reagimit të LVV-së është thënë se gjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes Muharremaj janë dhënë disa tender me vlerë mbi 300.000€ për pastrim të lumenjëve.

Po ashtu, në reagim të këtij subjekti politik është theksuar se në të gjitha fshatrat do të duhej të pastrohej e të rregullohej shtrati i lumit sikurse që është bërë në fshatin Tërrnje.

LVV dega Suhareka ka paraqitur gjendjen e lumit në fshatin Tërrnje dhe gjendjen e lumit në fshatrat Sopijë, Savrovë, Studençan dhe Nëpërbisht.

Sipas tyre me këtë selektim që është bërë, ndoshta Drejtori i Shërbimeve Publike që njëherit tash është edhe kandidat për asamble është nga fshati Tërrnje e shpreson që kjo t’i përkthehet në votë personale.