LVV-Suharekë: Pa kaluar 2 javë nga asfaltimi nevoja për intervenim në rrugën kryesore të Greikocit është e domosdoshme
- 29.11.2022

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekëka gjatë ditës së martë ka reaguar për rrugën kryesore në fshatin Greikoc e cila është asfaltuar ditë më parë.
Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për rrugën kryesore e cila është asfaltuar në Greikoc ditë më parë nga Komuna e Suharekës, e që e njejta shihet se ka pësuar dëmtime.
LVV-Suharekë ka thënë se pas këtyre dëmtime intervenimi për këtë rrugë është i domosdoshëm.

“Pa kaluar dy javë nga asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Greikoc, nevoja për intervenim e domosdoshme.” ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë.
