“Sheshi i Qytetit”, LVV: Fakti që deri tani nuk ka pranim teknik, tregon se a janë realizuar punimet sipas projektit

12.10.2021

Sipas reagimit të LVV-së thuhet se projekti me vlerën më të madhe gjatë këtyre 4 viteve, është ndërtimi i të ashtuquajturit shesh. Po ashtu, në reagim të këtij subjekti politik thuhet se kontrata bazë e tenderit e nënshkruar në vitin 2019, ka vlerën 1.723.134,80€. Ndërsa kontrata e parë për punë shtesë e ka vlerën 79.943,14€ […]

“Sheshi i Qytetit”, LVV: Fakti që deri tani nuk ka pranim teknik, tregon se a janë realizuar punimet sipas projektit Foto: Ilustrim

Sipas reagimit të LVV-së thuhet se projekti me vlerën më të madhe gjatë këtyre 4 viteve, është ndërtimi i të ashtuquajturit shesh.

Po ashtu, në reagim të këtij subjekti politik thuhet se kontrata bazë e tenderit e nënshkruar në vitin 2019, ka vlerën 1.723.134,80€.

Ndërsa kontrata e parë për punë shtesë e ka vlerën 79.943,14€ dhe kontrata e dytë për punë shtesë e ka vlerën 82.209,00€.

Gjithashtu, në reagim është thënë se i shpërblyer me këto kontrata është biznesi i bashkëpartiakut të Kryetarit të Komunës, Blerim Kuçi.

Kurse, sa i përket çështjes se a janë realizuar punimet sipas projektit e tregon fakti që deri tani nuk ka pranim teknik.