LVV-Suharekë: Komuna nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e dy lagjeve nga fshati Budakovë

29.10.2022

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega në Suharekë përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Komuna e Suharekës nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e lagjeve Kokollari dhe Hoxha nga fshati Budakovë. Sipas tyre, Komuna transportin e bënë tashmë për nxënës të disa fshatrave të tjerë. Po ashtu, në reagim të LVV-Suharekë thuhet […]

LVV-Suharekë: Komuna nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e dy lagjeve nga fshati Budakovë Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega në Suharekë përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Komuna e Suharekës nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e lagjeve Kokollari dhe Hoxha nga fshati Budakovë.

Sipas tyre, Komuna transportin e bënë tashmë për nxënës të disa fshatrave të tjerë.

Po ashtu, në reagim të LVV-Suharekë thuhet se madje për këtë shërbim një Operator Ekonomik që është në pronësi të familjarëve të një militanti të AAK-së paguhet 200€ në ditë.

“Këta nxënës detyrohen që çdo ditë të bëjnë 3-4km rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë.
Kjo gjë paraqet problem për prindërit e tyre si dhe rrezik për fëmijët”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë i LVV-Suharekë:

Komuna e Suharekës nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e lagjeve Kokollari dhe Hoxha nga fshati Budakovë, edhe pse këtë gjë tashmë e bënë për nxënës të disa fshatrave të tjerë, madje për këtë shërbime një Operator Ekonomik që është në pronësi të familjarëve të një militanti të AAK-së paguhet 200€ në ditë.

Këta nxënës detyrohen që çdo ditë të bëjnë 3-4km rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë. Kjo gjë paraqet problem për prindërit e tyre si dhe rrezik për fëmijët.